A është mashtruar Strasburgu nga “larashet” dhe “bardhoshet” që përmend Altin Arapi?

 

Altin Arapi ka nisur nje deklarate pershtyp te cilen po e botojme te plote:

Deklaratë për shtyp

Nuk e kam humbur unë gjyqin me shtetin shqiptar, por Sali Berisha dhe sejmenët e tij.I rikujtojmë, se i ka humbur të gjitha gjyqet, që janë bërë nga gjykatat e huaja evropiane, si nga unë personalisht, por edha nga të tjerë, që ai i ka përfshirë në bijën e tij legjitime “Hakmarrja për Drejtësi”. Çdo vendim i marrë ia ka rrëzuar maskën e mashtruesit, por ky vendim e ka lënë krejt lakuriq jo vetëm atë, por edhe “bardhoshët” e tij. 

Pasi ka privatizuar dhe shkatërruar tërësisht sistemin e drejtësisë shqiptare, nga mjerimi dhe frika e konfirmimit të së vërtetës, mori guximin të fuste duart edhe në tempullin e drejtësisë evropiane. Me këtë “kontribut” të fundit i ka provuar edhe botës, se është meritë e tij degradimi i sistemit të sotëm të drejtësisë në Shqipëri.Le t’i gëzojë si fitimtar pushimet e beharit. Le t’i shijojnë përgëzimet dhe shpërblimet edhe “larashët” dhe “bardhoshët” e tij. Por, të mos harrojnë, se pashmangshëm behari do t’ia lërë vendin dimrit dhe kanë për t’u ngrohur, në mos djegur, në zjarrin e zullumeve të tyre.

Altin Arapi

Bruksel, 04.08.2015

SHKARKO APP