A është në krizë financiare Partia Demokratike?!

Partia Demokratike, është në kërkim të donatorëve për të mbledhur sa më shumë financa nga mbështetësit e saj.

Kjo “thirrje” e PD­-së bëhet përmes një dritareje të veçantë në faqen zyrtare të Partisë Demokratike.

Në këtë dritare shkruhet “Dhuro” dhe në të janë publikuar numrat e llogarive bankare në dy banka, konkretisht në Bankën Ndërkombëtare Tregtare dhe në Raiffeisen Bank.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë, PD-­ja tërheq burime të reja financiare duke iu drejtuar mbështetësve të saj në mënyrë krejtësisht publike dhe zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kalimi në opozitë duket se ka rrudhur edhe burimet financiare të PD­-së për këtë fushatë elektorale.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fushatës elektorale urdhëroi 61 kandidatët e djathtë që paratë për fushatën t’i gjejnë vetë, pasi PD nuk do t’u japë asnjë qindarkë.

Basha u bëri të qartë të gjithë kandidatëve që paratë për fushatën t’i nxjerrin nga xhepi i tyre ose të kërkojnë ndihmën e simpatizantëve të PD-­së. Pas këtij urdhri, të gjithë kandidatët e djathtë i mbuluan vetë shpenzimet e fushatës që nga hapja e zyrave elektorale në mbarë vendin, karburanti i makinave, lëvizja në zona të ndryshme elektorale, posterat, etj. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?