A është Tomor Alizoti një kandidat për kryeministër nga PD?

Nga Daniel Muçaku-

Zgjedhjet politike janë në prill-majin e vitit 2025. PS ka ndezur motorat dhe po synon të marrë 1 milionë vota. Kështu deklaroi kryeministri në Kongresin e fundit të PS.

Ndërkohë PD akoma nuk ka ndezur gjë për fushatë. Vetëm sa ka marrë vulën dhe financat nga Lulzim Basha. Por këto nuk mjaftojnë. Duhen, sipas llogarive matematike edhe afro 400 mijë vota për të kaluar Edi Ramën.

Kryeministri ka deri me sot 800 mijë vota, ndërsa PD dhe opozita sillen diku 600 mijë vota. Rama tha se do të marr 1 milionë vota. Dhe do ti marrë, pasi ka bërë kalkulimet me të gjitha mënyrat zgjedhore e shqiptare.

Atëhere ku do ti marrë PD edhe 400 mijë vota!?

Nga pjesa demokrate kaq nxjerrë “kazani i rakisë”, diku te 500 mijë dhe me Metën, etj mund të kapi 600 mijë.

Ndaj duhet pjesa e elektoratit gri siç quhet në zhargonin e fushatës elektorale. Po si? Me Saliun kandidat për kryeministër?

Jo! Nuk i merr!

Ndaj duhet shpallur që në shtator emri i kandidatit për kryeministër në PD e opozitë. Nëse gjejnë figurë përbashkuese dhe të pa akuzuar, mund ti turren shifrës 1 milionë vota. Ndonëse ka dyshime të mëdha që nuk e shikojnë as me dylbi, por së paku endërrojnë dhe punojnë.

Tomor Alizoti flitet si një kandidat i mundëshëm për kryeministër nga PD. Njeri me integritet, stoik, profesionist dhe mbi të gjitha përbashkues.

Por a do ta jap lejen Saliu?

Të presim deri në shtator, por Alizoti sillet si më i mundshmi nga ato pak emra që ka në dispozicion PD.

SHKARKO APP