A gaboi PD në maksimizimin e votave? Salianji: LSI do merrte edhe më pak vota po të ishim në një listë

Ervin Salianji ka folur rreth rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit duke thënë se PD do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore për të ankimuar këto zgjedhje.

I ftuar në “Radarin Informativ”, Salijani ka theksuar se ka hallka proceduriale të cilat duhen ndjekur gjatë ankimimit.

“Ka hallka proçeduriale. Ankimimi në zona për pak vota ndahen mandatet. Nëse ikin 4 mandate tek një parti shkohet në thuajse barazim. Numri i votave të pavlefshme është shumë i madh”.

“Unë thash se do të bëjmë të gjitha hallkat proçeduriale. Por nuk i kalojmë dot shkallët. Me aq sa dimë në çdo qark kemi vjedhje dhe blerje masive të votës. Kemi bërë denoncime dhe kallëzime në SPAK pafundësisht. Nuk ka funksionuar dhe viktima e shtrirë në tokë që e panë të gjithë. Ata në Elbasan thanë që nuk kishte karta dhe para. Pas zgjedhjeve dolën dhe thanë se u gjetën para dhe karta ID.” tha Salianji.

Ndërkohë Salinaji i pyetur nga gazetarja Jonida Shehu se nëse PD dhe LSI do të hynin bashkë në zgjedhje do të merrnin më shumë vota, ai është përgjigjur se nuk do të ndodhte një gjë e tillë.

“ E menduam se maksimalizimi i votës vinte në dy lista. Se LSI ishte parti që vjen nga e majta. Ndërsa PD është e djathtë. Nëse partitë në koalicion që janë me ne kanë marrë shumë pak vota nëse do ishin më vete do kishin marrë akoma më shumë”

“ Qytetarët kanë qenë nën presin. LSI ka qenë nën represion. Nëse LSI do kishte qen në të njëjtën listë me PD nuk do kishte marrë numrin e njëjtë të votave. Do kishte qëndrim ndryshe.”

“Jemi të detyruar tu themi më fal demokratëve me shumë arsye. Lufta dhe beteja zgjedhore e pandalshme për ti dhënë qeverinë që meriton. E ka thënë në këtë formë se lufta fillon edhe për çdo votë që ka hedhur çdo shqiptarë.” tha Salianji.

SHKARKO APP