A i druhet mazhoranca SPAK-ut? Ja si përgjigjet deputetja e PS

Të gjithë zyrtarët qoftë nga mazhoranca qoftë nga opozita që kanë shkelur ligjin duhet t’i druhen SPAK. Deputetja e PS, Ermonela Felaj e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se të gjithë një ditë do të përballen me përgjegjësitë.

Vonesën e ngritjes së këtij institucioni, Felaj e justifikon me faktin se bëhet fjalë për një reformë të madhe dhe ka edhe vështirësitë e veta. Sipas saj reforma në drejtësi është ndërtuar në mënyrë të tillë që mos bllokohet nga politika.

Ermonela Felaj: Unë besoj që kushdo qoftë në mazhoranca ose jo, mjaft që ka mbajtur cilësinë e zyrtarit në rast se ka shkelur ligjin sigurisht që duhet ti druhet. Asnjë gjë nuk kalon kështu kaq lehtë në këtë botë, një ditë do të përballesh me përgjegjësitë e tua. Unë besoj se kjo të jetë e qartë për çdo zyrtar, apo për këdo që aspiron të punojë në administratë një ditë si zyrtar.

Situata ku ndodhemi pas tërmetit duhet ti përafrojë palët politike tha Felaj, sepse kjo i shërben vendit.

Ermonela Felaj: Është një situatë që duhet ti bënte palët politike që të afroheshin dhe të bashkonin përpjekjet e tyre në përballimin e një situate të veçantë siç ajo që ne jemi duke përjetuar që prej datës 26 nëntori. Është e rëndësishme që pas përballimit të fazave të para, edhe faza tjetër ajo e rindërtimit të përballohet me të njëjtin solidaritet dhe me të njëjtat përpjekje. Shpresoj që ky të jetë një moment përafrimi sepse i shërben vendit.

I druhet mazhoranca SPAK? Ja si përgjigjet deputetja e PS

SHKARKO APP