A i kanë ndaluar prokurorët belgë largimin nga Shqipëria, Lulzim Bashës?

Pas dëshmisë se  Lulzim Bashës para prokurorëve të Belgjikës në prani të prokurorëve të SPAK në lidhje me 3.4 milionë euro të kapura në “Toyoto Yaris” në qershor 2018, analisti Çim Peka ka deklaruar se Lulzim Bashës i kanë ndaluar largimin nga Shqipëria.

Ja se çfarë tha analisti: Prokurorët belgë dje i kanë dorëzuar prokurorëve shqiptarë të SPAK pyetjet që duhet ti bëheshin Bashës dhe kanë marrë pjesë në seancën e dëshmisë. Pyetjet kanë qënë që dje të dërguara dhe në bazë të përgjigjeve të Bashës prokurorët belgë kanë caktuar një seancë tjetër dhe i kanë kërkuar të mos largohet nga vendi. Nëse Basha është vetëm person që ka vetëm dijeni, pse duhet të lihen tre seanca dëgjimi të merret në pyetje nga prokurorët belgë?

Ndërkohë nga selia blu mohojnë një gjë të tillë, pasi thanë se ajo çfarë ka thënë Basha para prokurorëve belgë mbetet sekret hetimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetjet janë fokusuar në identitetin e personit që  i ka dhënë informacione kryedemokratit që sipas informacioneve bëhet fjalë për një emigrant shqiptar në Belgjikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush është personi që informoi?

 

 

Cilat janë informacionet që ai ka dhënë përtej atyre që ai ka bërë publike?

Cila është mënyra që Basha i ka marrë këto biseda?

Sipas zotit Basha ishte një emigrant shqiptar në Belgjikë që i kishte dhënë një pjesë të informacionit. Gjatë marrjes në pyetje ka patur edhe prokurorë shqiptarë sepse SPAK ka një prokuror ndërlidhës.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?