A janë gati ndryshimet e ministrave në PS dhe LSI?

 

Burimet afër kreut të LSI, Ilir Meta bëjnë të ditur se aleati kryesor i koalicionit ka bërë gati propozimet për kryeministrin Edi Rama në lidhje me ndryshimin e dy ministrave. Bëhet fjalë për ndryshime në dy prej ministrive që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Po të njëjtat burime saktësojnë se Meta ka ndërmend emrat e dy deputetëve të kësaj force politike. Në këtë mënyrë, LSI do të zyrtarizonte deklaratat dhe pretendimet e bëra publikisht përmes liderit të saj Meta apo edhe deputetëve të kësaj force politike, për impulse të reja në qeveri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa edhe nga PS po bëjnë gati valixhet e dorëzimit dy ministre. Ditët e fundit ka pasur takime intensive mes dy drejtuesve të koalicionit, ku mësohet se është diskutuar dhe për emra konkretë të ministrave që do lëvizin. 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?