A janë këta dy kandidatët e opozitës për Bashkinë e Tiranës që do konkurojnë në primare?
Berisha deklaroi se brenda muajit tetor opozita do të votojë një emër kandidat të përbashkët për bashkitë e mëdha. Pra do bëhen primaret me disa emra nga radhët e opozitës dhe në fund del emri fitues ose siç thuhet në qarqet e larta të PD dy emrat me më shumë vota do të kalojnë në sitën e kryesisë së PD dhe liderëve të partive të opozitës.
Burime të mirinformuara flasin se nga PD do të jenë dy emra prioritarë për tu futur në garën e primareve në Tiranë, ish-deputeti Gerti Bogdani dhe mjekur i njohur Ilir Alimehmeti.
Nuk dihet preferenca e doktor Berishës dhe Ilir Metës, por njëri nga këta të dy duket se do të jetë kandidati për kryebashkiak në Tiranë.
Por sipas analistëve çdo kandidat të mirëfilltë politik, Erion Veliaj e mposht. Vetëm një rival nga shoqëria civile mund të ngjallë shpresë në opozitë.