A janë takuar privatisht Rama me Metën pas zgjedhjeve te 25 prillit?

Pas zgjedhjeve të 25 prillit Presidenti Meta ka ndryshuar kurs mënjëherë në raport me kryeministrin Rama dhe mazhorancën. Të gjithë i mbajnë mend sulmet para 25 prillit të Presidentit ndaj kryeministrit dhe heshtjen e tij pas këtyre zgjedhjeve.

Deri diku duket normale kjo sjellje e Presidentit, sepse humbi në betejën e tij për të ruajtur votat apo “prerë duart” e atyre që do blinin votat, siç realisht ndodhi e ku ish-partinë e tij, LSI, e masakruan PS dhe PD në një bashkëpunim të fshehtë e jo të hapur si në zgjedhjet e vitit 2017.

Ilir Meta ka përpara procesin në gjykatën kushtetuese për vendimin e parlamentit të vjetër që ka votuar për shkarkimin e tij për shkelje kushtetuese, ndërkohë që ligjërisht Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të dënueshme nga Kushtetuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta dekretoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij, ndryshe sa kishte deklaruar para zgjedhjeve se “nuk do të firmoste kryeministër që manipulon zgjedhjet”. Po kështu Presidenti firmos çdo akt apo ligj që sjell Kuvendi me dominancë nga PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshim kursi me 180 gradë nga Presidenti fill pas një takimit privat Meta-Rama dhe që nuk është bërë publik.

Por pse të dy tallen me publikun sepse ditën ndryshe akuzojnë njeri tjetrin në media, kurse natën pijnë verë!

E njëjta skemë si para zgjedhjeve kur ishin takuar dhe kishin drekuar Meta e Rama e nga ana publike shaheshin egër. Me pas Presidenti Meta e pranoi se ka ngrenë e pirë verë të kuqe me Kryeministrin te pallati i brigadave, ndërkohë elektorati mashtrohej sepse sulmet e tyre kundrejt njeri-tjetrit ishin katastrofale.

Edhe tani duket se Ilir Meta në shenjë hakmarrje ndaj Lulzim Bashës që i dëmtoi LSI, ka darkuar privatisht me Kryeministrin.

Dhe publiku nuk e di!

Ndaj gjykata kushtetuese nuk do ta votojë shkarkimin e Presidentit, sepse Edi Ramës i duhet tani Ilir Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?