A janë të rrezikshme depozitat me ujë mbi taraca? Ja çfarë thotë inxhinieri (Video)
Inxhinieri Rezeart Zgjanjolli i ftuar në studion e lajmeve në Fax News foli në lidhje me sigurinë e ndërtesave në vend, ndërkohë që u shpreh se nuk ka vend për panik.
“Shumica e banesave të njerëzve që janë deklaruar të pastrehë, një pjesë e mirë nuk kanë nevojë të shemben, pasi janë të riparueshme. Plasaritje ka, por janë të banueshme dhe vetëm duhet riparuar menjëherë. Vijnë nga padija, nga trauma, por ajo është me skelet nuk ka lidhje me muraturën.
Nuk ka nevojë që ta ketë që të mbajë ndërtesën, është një element që të na mbajë në ngrohtë, dhe të ndajë pronat. Po bëhet i rrezikshmë pasi mund të rrëzohet, të shkëputet dhe në këtë rast duhet urgjent riparuar. Është tjetër gjë siguria e ndërtesës. Një pjesë e mirë e godinave janë të riparueshme. Muratura nuk shërben si mbajtëse.”– u shpreh ndër të tjera inxhinieri.
I pyetur për rrezikun e depozitave mbi taracat pallateve, inxhinier Zgjanjolli u shpreh se nuk përbëjnë rrezik në rastet kur bie tërmet.
“Nuk jam dakord me gjërat që janë thënë nëpër rrjetet sociale. Dashje pa dashje, depozitat tona në dy aspekte kanë krontribuar njëra shumë për mirë, si “shuarse”, sintonuar në “kundërshtim” me tërmetin. Sepse uji ka veti që nuk lidhet me enën. Në momentin e tërmetit uji ka tendëncën të rrijë në vend dhe e ndihmon të shkojë në kahun e kundërt. Në të vërtetë depoztita e ujit kanë kontribuar pozitivisht në kundërshtimin e lëkundjes së godinës.
Është e saktë se një taracë e pashfyrtëzueshme nuk projektohet për ngarkesa të shfrytëzushme. Por taraca e ka aftësinë mbajtëse ta mbajë këtë depozitë. Edhe nëse është vendosur dhe një mur mbajtës ajo mban shumë më shumë. Nuk është asgjë, përpjestuar me katër këmbë që ka pallati.”- u shpreh inxhinieri.