A je gati për festën e Natës së Bardhë? Veliaj zbulon këngëtaren

E kthyer tashmë në një traditë, “Nata e Bardhë” do të vijë edhe në këtë fund nëntori me plot surpriza dhe më e zjarrtë se kurrë më parë. Bashkia Tiranë ka menduar që edhe këtë vit për Festën e Çlirimit të vendit, më 29 nëntor, të organizojë një sërë aktivitetesh festive që revokojnë historinë e luftës kundër nazifashistëve dhe do të kurorëzohen me një mbrëmje fantastike në Sheshin “Skënderbej” me rastin e “Natës së Bardhë”.

E gjitha është konceptuar si një festë 24 -orëshe, ku të gjitha moshat do të kenë mundësi të gjejnë veten e tyre, për t’u mbyllur me spektaklin në Sheshin “Skënderbej”, ku ngjyrave të Fshatit të Festave do t’u shtohen edhe ritmet e muzikës.

Suksesin e premton këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë dhe asaj popullore shqiptare, Aurela Gaçe. Lajmin e bën të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili nëpërmjet rrjeteve sociale. “A jeni gati për një festë të magjishme për Natën e Bardhë? Aurela Gace na pret të gjithëve te Sheshi “Skënderbej”. Tag miqtë dhe mos mungo!”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas divës së muzikës shqiptare në skenë do ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Në skenë do ngjiten edhe këngëtarët Krenar Seiti, Xheisara etj.
Një vit më parë, Bashkia e Tiranës solli në Tiranë me rastin e Natës së Bardhë këngëtaren e njohur britanike, Emeli Sande.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?