A jemi gati për mësim online? Mehmeti: Ministra e Arsimit është shumë vonë me përgatitjet
Më pak se një muaj na ndajnë nga fillimi i vitit të ri akademikë, dhe në kushtet e pandemisë do të ndryshojë edhe mënyra e mësimdhënies, një pjesë e mësimit online e një pjesë në klasë. Por për ekspertët e Arsimit, Ministria është shumë vonë me përgatitjet. Një tjetër çështje që ngrenë ekspertët është edhe shpërblimi i ndaj mësuesve.
Situata pandemike në Shqipëri ndikoi shumë në zhvillimin normal të shuam aktiviteteve, mes tyre edhe procesin mësimor.
Ministria e Arsimit ka deklaruar se në këtë vit akademik mësimi do të zhvillohet edhe online edhe në klasa, për të ulur kështu rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Por për ekspertët e Arsimit, procesi përgatitor i vitit të ri mësimor është shumë mbrapa dhe rrezikon të haset me problematike.
“Si do t’i zgjidhim ne provimet kombëtare se nuk mund t ë ecim me shpresë se çfarë do të ndodhë. Do të marrin 2-3 skenare dhe t’i vendosin me udhëzim.”
Për Shkëlqim Mehmetin, ministria e Arsimit duhet të kishte publikuar udhëzimet e nevojshme për vitin akademik 2020-2021.
Një tjetër shqetësim që Mehmeti shpreh është edhe mungesa e shpërblimit për të gjithë mësuesit që punuan me orë të zgajtura, me vështirësi dhe duke shpenzuar për linjën e internetit…
“Është interesuar njeri a është shtrirë infrastruktura. Kemi shtrirje të internetit. Do mbështetim mësuesit që do të paguajnë vetë dhe që do të japin në shtëpi e shkollë.
Ndërkohë Ministria e Arsimit njofton se mësuesit përkatës po punojnë intensivisht për regjistrin e orëve mësimore të cilat do të transmetohen në TVSH Shkolla.
“Ne kishim mundësi sot që të rekrutonim 4000-5000 mësues, sepse mund ta bëjmë vetë mësimin, se vetë ministrja Shahini tha se ne kemi 92-96 shkolla të papërdorshme më.”
Duke e krahasuar me vendet e tjera të cilat po kalojnë një situatë të vështirë pandemike, kjo periudhë duhej përdorur për të hapur më shumë shkolla e për të punësuar më shuam mësues, pasi vetëm në këtë mënyrë, thotë ai mund të sigurohej distanca në klasa dhe nxënësit nuk do të mbeteshin pa mësim.
Sipas organizatave të shoqërisë civile janë rreth 500-600 fëmijë që nuk kanë akses në internet dhe nuk kanë një celular smart apo tablet duke i privuar ata nga mësimi në distancë.