A ka lobuar për ta shpallur non-grata? Meta: Rama ka përdorur emrin tim. Ka tentuar të më vendosë nën presion
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, thotë se kryeministri Edi Rama ka lobuar kundër tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I ftuar në emisionin “Frontline”, ai tha se emri i tij ka qenë në çdo diskutim të Ramës me ndërkombëtarëve për ta vendosur atë nën presion.
”Kjo është një histori që është hapur dhe nuk mbyllet dot më. Emri im ka qenë i pari në çdo takim të Edi Ramës me çdo ndërkombëtar. Ai gjithmonë ka pasur një shqetësim sit ë instrumentalizojë ndërkombëtarët për të më vendosur mua presion sikur ka një problem por jo me mua por me ndërkombëtarët. Ka lobuar për të më shpallur non grata? E padiskutueshme.
Kjo është histori njerëzish të korruptuar. Ai kapi opozitën e detyroi të bëjë ato veprime të çmendura. Kjo është fuqia e Edi Ramës. Nëse do kishim një opozitë serioze që merr pjesë në zgjdhje dhe ndeshet dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Këtu kemi të bëjmë me një mafie ndërkombëtare që ka gjetur një vend për të ndërtuar parajsën e vet të korrupsionit ose do kishim një reagim shumë të fortë prej kohësh”, tha Meta.
Nga ana tjetër ai shtoi se Rama është kapur në flagrancë në komunikimet me Charles McGonigal dhe përmendet 14 herë në dosjen e drejtësisë amerikane.