Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A ka ndryshuar qëndrimi i Francës për Kosovën ndër vite?

Aktualitet E enjte, 25 Prill 2024 13:48
A ka ndryshuar qëndrimi i Francës për Kosovën ndër vite?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kërkesa e fundit e Francës që në veri të Kosovës të mbahen sa më shpejt zgjedhje të reja dhe thirrja e Parisit që Prishtina të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të rrugës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, kanë ngritur zëra se francezët janë kundër Kosovës, apo se po ia mbajnë anën Serbisë.

Disa e kanë rikujtuar edhe kërkesën që pati bërë Franca për ta lidhur liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian, me hyrjen në fuqi të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). Ambasadori i parë i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, nuk pajtohet me këto pikëvështrime. Por, redaktori për Evropën i Radios Evropa e Lirë, Rikard Jozwiak, beson se Franca nuk po i shfrytëzon të gjitha kapacitetet që ka për t’i ndihmuar Kosovës.

“Kthesa e madhe” e Francës ndaj Kosovës

Nëpërmjet një komunikate, më 23 prill, Presidenca e Francës ka theksuar se mbështetja e Parisit për pavarësinë e Kosovës dhe për integrimin evropian të vendit, mbetet e palëkundur. Edhe Kullashi, dikur profesor i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe më pas në Universitetin Parisi 8, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuancat e vogla, ndryshe në krahasim me vendet tjera perëndimore, për ndonjë problem konkret, nuk nënkuptojnë ndryshim të qëndrimit shtetëror.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Edhe amerikanët, edhe britanikët, i kanë afërsisht kërkesat e njëjta lidhur me zgjidhjen e problemeve që i ka Kosova”, është shprehur ai, duke insistuar se vendet perëndimore koordinohen para çdo veprimi të madh. Duke i komentuar zërat që e afrojnë Francën me Serbinë, Kullashi ka thënë se ndonëse të dyja vendet kanë kultivuar tradicionalisht marrëdhënie të mira, kthesa e madhe është bërë kur Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), ka intervenuar kundër objektivave të ushtrisë jugosllave, më 1999.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kullashi ka thënë se që nga takimet që ka pasur më 1999 me presidentin e atëhershëm francez, Jacques Chirac, e ka parë vendosmërinë e Francës për t’i ndihmuar Kosovës, teksa ka pohuar se atmosferë e njëjtë ka vazhduar në Paris edhe gjatë viteve 2008-2016, kur shërbente si ambasador në Francë. Franca ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa, sipas Kullashit, rrjeti diplomatik francez i ka ndihmuar shumë Kosovës me njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Si shembull konkret, ai ka përmendur ndihmën e Francës në integrimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Mund t'ju interesojë

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë ...

Tani
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 1 ore
Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Para 1 ore

“Diplomatët francezë e kanë kuptuar presionin që ka bërë Rusia te 10 vende afrikane, që të mos e votojnë anëtarësimin e Kosovës. Pas një kërkese që presidenti François Hollande ua ka dërguar shefave të shteteve që kanë shprehur rezerva, të gjitha janë pajtuar për anëtarësim të Kosovës”, ka thënë Kullashi, autor i dy librave për marrëdhëniet e Kosovës me Francën. Si mbështetje shumë të madhe për Kosovën, Kullashi e ka përmendur edhe kontributin e Francës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 2010 konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ai ka thënë se ekspertë të lartë juridikë francezë përgatitën një raport prej 70 faqesh për të mbrojtur rastin e Kosovës.

Po situata sot?

Nga shumë kontakte me burimet e veta në Bruksel, Jozwiak beson se Franca mund të bëjë më shumë. Sipas tij, ajo mund të jetë më e zëshme për heqjen e masave kufizuese që BE-ja ka vënë ndaj Kosovës pas tensioneve në veri, si dhe të mos e bllokojë vënien e masave ndëshkuese ndaj Serbisë për sulmin që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, më 2023. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit – por Kosova e mban përgjegjës shtetin serb, ani pse ai e mohon përfshirjen.

“Nuk mendoj se Franca është natyrshëm kundër Kosovës, por ajo nuk është ndërmjetësuese e ndershme”, ka thënë Jozwiak, duke përmendur se Franca nuk është e vetmja me një qasje të tillë, pasi një atmosferë pro Serbisë është dominuese në gjithë bllokun evropian. Duke komentuar rreth kritikave ndaj Francës pas pajtimit për t’i shitur armë Serbisë, redaktori i REL-it vlerëson se jo gjithçka është politike: “Ekonomia në Evropë, në përgjithësi, nuk është e mirë. Shtetet nuk lejohen të shesin armë në Rusi – një treg i madh që është zhdukur – teksa po kufizohet edhe tregtia e asaj që mund t’i shitet Kinës. Ato janë në kërkim të tregjeve të reja, dhe Serbia është treg i mirë në atë aspekt. Është kalkulim ekonomik”.

Edhe një burim i Radios Evropa e Lirë në Bruksel beson se jo gjithçka është politike. Teksa ka marrë shembullin e vizave, ky burim ka thënë se Franca nuk ka qenë kundër heqjes së tyre për Kosovën, por përvoja “jashtëzakonisht e keqe” me azilkërkuesit, pas heqjes së vizave për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor më parë, e ka bërë Parisin më të kujdesshëm për të ardhmen. Burimi i REL-it ka sugjeruar që të merret parasysh edhe karakteri individual i diplomatëve. Sipas tij, teksa gjermanët janë më të përmbajtur në emocione, francezët dinë ta shprehin publikisht hidhërimin e tyre./rel

Etiketat e lidhura

franceKosove
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Tani

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 19 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 22 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 9 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 9 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.