A ka një shkak se pse domatja shqiptare është përjashtuar nga gastronomia jonë?!
Nga Jorida Tabaku
Ka një shkak përse domatja e tokës shqiptare nuk vjen në tavolinën e çdo shqiptari apo turisti. Arsyeja? Taksimi socialist!
Një qeveri socialiste që ka lënë pasdore bujqësinë dhe sot rritja ekonomike e sektorit të bujqësisë është 0% për të tretin vit!
Një qeveri socialiste që nuk ka ndërmarrë asnjë reformë në sektorin e bujqësisë duke e lënë fshatin në mëshirën e teknikave të fillim shekullit të shkuar.
Një buxhet socialist që nuk subvencionon bujqësinë duke ulur tokat e punuara dhe rrënuar prodhimin vendas.
Një sistem korrupsioni që ka monopolizuar tregun ndërsa bujqit i ka lënë pa fondet e IPARD që nuk merren prej tyre sepse qeveria nuk reformon bujqësinë duke rritur madhësinë e fermave por e ka lënë në harresë.
Një qeveri socialiste që ka ndihmuar zhvlerësimin e euros duke i dhënë prioritet produktit të importit dhe jo djersës dhe mundit që bujku shqiptar derdh nga sabahu deri në aksham!
Prandaj domatja e tokës shqiptare nuk vjen në tavolinën e çdo qytetari apo dhe në pjatën e çdo turisti. Përse fermerët që zgjohen në mëngjes, shesin dhe blejnë me faturë produktet, punojnë dhe kujdesen për tokën sot janë më të varfër dhe produktin e kalbin sepse nuk e çojnë dot në tavolinën e shqiptarit. Ngaqë ata janë vetëm edhe akoma më keq kanë përballë edhe qeverinë që nuk ka respekt për punën!