A kanë kritikët e Bashës 250 mijë vota?

Në një raport të shkaqeve që çoi në humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit, gazeta ”Shqiptare” ka publikuar një raport në të cilin thuhej se kjo parti i humbi zgjedhjet sepse kritikët e Bashës, bojkotuan fushatën.

Me këtë raport, të cilin Basha e ka servirur vetë në medie, nëpërmjet zyrës së tij të shtypit, ai ka akuzuar kritikët e tij si përgjegjës për humbjen e 25 qershorit.

Lulzim Basha në zgjedhjet e fundit ka rreth 250 mijë vota më pak se 4 vite më parë dhe këto vota të munguara për PD-në, ai i shikon si përgjegjësi të kritikëve të tij. Me këtë, Basha konfirmon dhe pranon se kritikët e tij kanë të paktën 250 mijë vota, të cilat ja kanë hequr kundërshtarët në parti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse ky pretendim do të ishte i vërtetë, atëherë Basha dhe PD nuk vijnë kurrë në pushtet, pasi ai nuk do t’i ketë më ato vota, përderisa iu ka treguar derën kundërshtarëve të tij, të cilët janë gati të krijojnë një parti të re.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?