A keni 5 milionë dollarë? Trumpi iu jep kartën “Gold Card” me rezidencë të përhershme në SHBA

Nëse keni 5 milionë dollarë në bankë, natyrisht jo para krimi e droge, Presidenti amerikan ju ofron “Gold Card”, një kartë që, me pagesën e 5 milionë dollarëve, i jep blerësit rezidencë të përhershme në SHBA dhe e afron me marrjen e shtetësisë amerikane.

Presidenti amerikan e paraqiti këtë kartë në bordin e Air Force One, me dizajn të artë, fytyrën e tij të stampuar, firmën dhe mbishkrimin “The Trump Card”. Ai tha se pritet të shitet masivisht, madje edhe te oligarkë rusë, që i përshkroi si “shumë të sjellshëm”.

Kjo kartë do të zëvendësojë skemën ekzistuese EB-5, e cila jep Green Card për investitorët e huaj që investojnë të paktën 800 mijë deri në 1 milion dollarë në projekte amerikane që gjenerojnë vende pune. Ndryshe nga ajo, Gold Card nuk kërkon angazhim konkret në ekonomi – vetëm para në dorë. Për më tepër, ajo përjashton poseduesin nga taksat mbi të ardhurat e fituara jashtë SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump, me stilin e tij, e paraqet si një mënyrë për tërheqjen e kapitalit në SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë lëvizje Trump do të fus në SHBA miliarda dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?