“A keni fytyrë ju, edhe vidhni, edhe na thoni se jemi të çuditshëm!?”
Deputeti i PD Agron Shehaj dhe juristit Plarent Ndrecaj, përfaqësues i PS, janë përfshirë në një debat në emisionin “Opinion” teksa ishin duke diskutuar për çështjen e inceneratorëve.
Shehaj akuzoi Ndrecajn duke i thënë se po mbron persona të cilët SPAK i akuzon për vjedhjen e mbi 3 milionë euro. Kjo gjë ka sjell reagimin e Ndrecajt, i cili tha;“ Çfarë po mbroj? A keni fytyrë ju a s’keni”.
Pjesë nga debati
Shehaj: Ajo që thua ti është një përgjigje vetëm për t’u justifikuar.
Ndreca: Ju jeni të çuditshëm fare. Unë ju them shikoni faktet, ju shkoni prapë.
Shehaj: Ju jeni duke vjedhur, ne jemi të çuditshëm, nuk e kuptoj këtë gjë.
Ndreca: Çfarë po justifikojmë? Lëri këto, ju vidhni, ç’i keni këto historia, kush je ti që thua ju vjedhni? Si mund ta thuash?
Shehaj: E thotë SPAK-u.
Ndreca: A keni fytyrë ju a s’keni.
Shehja: Fytyrë nuk ke ti që mbron ti dhe mos më thuaj mua… SPAK thotë që ai që mbron ti ka marrë 3 milionë e gjysmë euro.
Ndreca: Më thuaj përballë.
Shehaj: Përballë të kam.
Ndreca: E dëgjon veten kur flet?
Shehaj: E ka thënë SPAK-u e ti e mbron./Opinion.al
KOHA JONË SONDAZH

