A mund të kandidojë Trump për president pas shpalljes fajtor
Trump u shpall fajtor për 34 akuza në gjyqin ndaj fshehjes së një pagese ku kishte blerë heshtjen e një aktoreje filmash për të rritur me të cilën kishte pasur një lidhje.
Po pyetja që i lind të gjithëve është:
A mund të vijojë me planet për president pas shpalljes fajtor?
Po. Shpallja fajtor nuk mund ta ndalojë Trump nga kandidimi. Do të ishte tjetër gjë nëse do ishte shpallur fajtor për një nga krimet e seksionit 3 të Amendamentit 14.
A mund të dënohet me burg?
Ka mundësi, por për sa kohë nuk ka rekord kriminal më shumë gjasa ka për jo.
A do ta apelojë Trump vendimin?
Po. Këto janë planet e tij të mëtejshme. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë vendimi i shpalljes fajtor pezullohet dhe rigjykimi do të bëhet me shumë mundësi pas ditës së zgjedhjeve.