A ndikon ardhja e vaksinave në rezultatin e zgjedhjeve? Lubonja: Mendoj se përcaktuese do të jetë menaxhimi i pandemisë në tërësi

Analisti Fatos Lubonja, tha në studion e emisionit “Real Story”, se mbërritja e 192 mijë dozave të vaksinave që mbërriti sot në vendin tonë, nuk do ketë rol përcaktuar në zgjedhje.

Analisti theksoi se qytetarët do të matin punën e bërë në menaxhimin e pandemisë, që prej fillimit të saj. Sipas tij, qytetarët shqiptar kanë shpenzuar shifra të mëdha parash për t’u kuruar nga sëmundja. Gjithashtu shtoi se nuk i beson sondazheve të bëra, pasi sipas analistit, janë të manipulueshme.

“Për mua menaxhimi i pandemisë në tërësi do të ndikojë. Jemi vendi që kemi vdekjet më të mëdhaja në raport me vendet e tjera në përqindje flas. Sistemi ynë shëndetësor, i futur në krizë tregon atë që po bëhet me këtë vend. Nuk do të ndikojë kjo puna e vaksinave, edhe pse duke pasur parasysh vaksinat dot ë na vite Pfizer, disa të tjera na vijnë nga Kina, janë improvizime. Shpenzimet që kanë bërë shqiptarët për t’u kuruar, janë shifra që duke llogaritur rrogat janë katastrofike. Kjo ndikon për keq. Bëhet një luftë me shifrat, statistikat. Ne sondazhet duhet t’i kishim çdo tre muaj, çdo emision duhet të kishte një marrëveshje me sondazhet. Kush ka lekët kontrollon dhe sondazhet dhe nuk besohen. Ideja që kam krijuar unë është kjo, krijo sondazhe dhe përdori bashkë me kriminelët e vjedhjes së botës. Edhe opozita nuk i ka të besuara. Sondazhe serioze që ne t’i besojmë, si kemi prej 30 vitesh. Është një katastrofë”, tha Lubonja.

SHKARKO APP