A po kthehet Kruja në një vatër të nxehtë koronavirusi?

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 25 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar në 634 numrin total të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.

Në përditësimin e të dhënave, Ministria konfirmoi se harta e të prekurve nga COVID-19 u zgjerua në Krujë me 18 raste, 3 raste në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin.

Ajo që bie në sy në rastet e identifikuara në 24 orët e fundit, është se Kruja kalon Tiranën me rastet e reja, madje ka sa pesëfishi i kryeqytetit. E njëjtja tendence u vu re dhe ditën e djeshme ku në Krujë kanë rezultuar pozitivë 17 persona.

Natyrshëm lind pyetja, a po kthehet Kruja në një vatër të nxehtë në vend dhe a janë fasoneritë, pikat kyce nga ku po infektohen krutanët?

Sakaq deri më sot shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 256 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 100 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 58 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 28 raste

SHKARKO APP