A po shkon Bashkia e Tiranës drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Tirana ndodhet ka kryetar. Ai ndodhet në burg. Gjasat që të lirohet, duken larg. Ndërkohë PS-ja po përgatitet që në tetor të ketë zgjedhje të parakohshme në tre bashki, ku kryetarët janë bërë deputetë.

Kryeministri Rama përveç punëve të shumta në qeverinë qendrore, i duhet të kujdeset edhe për bashkinë e Tiranës. Ndonëse ai e njeh bashkinë në çdo kapilar se ka qenë vetë kryetar, por pamundësia kohore ia dikton të marrë një vendim final; ta shkarkojë Erion Veliajn apo ta lerë për vitin tjetër.

Kryeqyteti ka shumë punë, janë mbi 1 milionë qytetarë, të cilët duan drejtim në Tiranë nga pushteti vendor. Ndërkohë po dje nga burime afër Veliajt u tha se ” Veliaj nuk jep dorëheqjen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo e komplikon situatën në drejtimin e Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kryeministri do të jetë i detyruar të marrë një vendim, ndonëse ekstrem.

Emrat që mund të jenë kandidatë? Ka plot, por dy prej tyre sillen në opinion; një ministër dhe një tjetër nga shoqeria civile që të marrë vota edhe nga elektorati “gri”.

Nga Opozita përflitet vetëm për një emër me integritet, Ilir Alimehmeti. Nëse mjeku Alimehmeti futet në garë për kryebashkiak në kryeqytet, do të jetë garë e vështirë për kandidatin e mazhorancës.

Po që se Ilir Alimehmeti nuk kandidon, fitorja për PS është e lehtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?