A u pjek rrushi? Skema si sinjalizonin anëtarët e bandës për policinë

Një aksion anti-drogë është zhvilluar në Kukës, ku deri më tani mësohet se janë arrestuar 19 persona. Bëhet fjalë për një hetim të nisur që në vitin 2018, ndërsa mes të arrestuar ka edhe punonjës policie në Kukës dhe në Tiranë.

Një rol të rëndësishëm në këtë grup kishte dhe Sali Kovaçi, i cili merrej me kultivimin e parcelave me kanabis. Në një bisedë telefonike të bërë në datën 13 tetor të vitit 2018 mes tij tij dhe të arrestuarit tjetër Pal Përgjegja dëgjohet teksa flasin për drogë, të kamufluar me pseudonimin “rrush”.

Përgjegjja: A u pjek rushi?
Kovaçi: S’e ka lënë kush me u pjek.

Shqetësimin se në parcelat me drogë, del edhe në një bisedë telefonike të Kreshnik Murataj, si koka e grupit, ku e marrin në celular familjarë të tij dhe i thonë “shpejt, shpejt se ka gjuetar në mal’. Në përgjime ka biseda të Kreshnik Murataj, i cili flet me një vajzë i cili me të qeshur i thotë “na paskan futur në përgjim”. Murataj sërish dëgjohet të flasë me një tjetër numër telefoni i cili e lajmëron se “makinat e policisë kanë dalë në kontroll”.

SHKARKO APP