Abazoviç: Nesër krijohet qeveria europiane, sigurisht me mua Kryeministër
Zv/kryeministri në detyrë, shqiptaro-malazesi Dritan Abazoviç ka bërë me dije se të hënën mund të formohet qeveria e re e Malit të Zi, me atë si kryeministër.
“Kryeministri është gati. Unë nuk do të pranoj shantazhet dhe dëshirën që dikush tjetër të formojë qeveri, jam shumë optimist. Pas zgjedhjeve lokale në dy komuna, nesër mund të kemi një qeveri të re evropiane”.
Presidenti Millo Gjukanoviç në 3 mars i dha Abazoviçit të drejtën për të formuar qeverinë e re të pakicave pa partinë e kreu të shtetit DPS në kabinet.
Nga ana e tij, Abazoviç ka punuar për të marrë parti të reja në qeverinë e pakicave e cila do të formohet me votat e partisë më të madhe opozitare në vend ajo e presidentit Gjukanoviç.