Abilekaj dhe Bejtja: Nuk ka mandat të tretë, një rrezik i madh nga pushteti lokal

Analistët Enton Abilekaj dhe Andi Bejtja deklaruan në studion e Çim Peka se nuk ka një mandat të tretë për Edi Ramën.

“Që Rama e ka humbur mandatin e tretë kjo është e sigurt, problemi është kush do e marrë,” tha Abilekaj.

“Opozita nuk po e kapitalizon në terren këtë pakënaqësi,” tha Abilekaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rama nuk ka asgjë, as teza, as arritje, vetëm një logo mobilierie: nuk kemi parë më të mirë se ne. I nivelit më të ulët,” tha Bejtja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Atij i punon truri vetëm për të manipuluar votat,” tha Bejtja.

Të dy shprehën shqetësimin se në fushatë dhe zgjedhje mund të kthehet në problem fakti që pushteti lokal është në duart e PS.

“Pushteti lokal është në duart e Ramës, të gjitha efektet e këtij pushteti i shkojnë mazhorancës,” tha Abilekaj.

“Unë shoh një rrezik të madh te pushteti lokal. Kemi edhe një palaçollëk të faktorit ndërkombëtar,” tha Bejtja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?