Abilekaj: Rama i ka shpallur luftë SPAK-ut, po e nxjerr drejtësinë jashtë loje përmes ligjeve
Gazetari Enton Abilekaj ka deklaruar se përplasja e nisur nga mazhoranca me institucionet e drejtësisë nuk është një debat teknik apo kushtetues, por një betejë e hapur politike e kryeministrit Edi Rama për të rimarrë kontrollin mbi drejtësinë.
Në studion e “Çim Peka Live” në Syri TV, Abilekaj akuzoi Niko Peleshin, se shkel hapur ligjin, rregulloren dhe Kushtetutën, duke vepruar si “mashë e verbër” e Ramës, ndërsa paralajmëroi se ndryshimet ligjore që po imponohen në Parlament synojnë të kufizojnë dhe neutralizojnë SPAK-un sapo ky i fundit ka nisur të bëjë punën e tij.
Enton Abilekaj: Mbledhja nuk shty me njoftim, po shtyhet me mbledhje Peleshi është, dihet që është mashë shumë e… shumë e verbër e Ramës dhe nuk pyet fare për ligjin. Nejse, kur të vijë momenti i Peleshit do flasim pastaj për ligjin. Jo, po të vijë momenti që Peleshi të akuzohet nga SPAK-u, po e flas për ligjin pastaj…
Tani flasim politikisht ne. Dhe themi që ky është një mashë e verbër që shkel ligjin, rregulloren dhe shkel çdo, edhe Kushtetutën në Parlament dhe nuk pyet fare. Përfiton nga fakti që nuk ke çfarë dosjesh të marrësh më para aty nga këta të qeverisjes, të mazhorancës dhe kur t’i vijë radha do të jetë shumë vonë. Por sidoqoftë, në qoftë se ndonjëherë i vjen radha, do flasim pastaj se sa herë e ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën Peleshi. Sot po flasim për këtë çështje, që kemi një luftë, kjo është shndërruar në një betejë mes ekzekutivit dhe legjislativit dhe gjyqësorit. Pra, nisi si një çështje, për zëvendëskryeministrin, doli Edi Rama dhe e shndërroi në një çështje të ekzekutivit, duke çuar në Gjykatën Kushtetuese e të tjera e të tjera. Pastaj e zgjeroi temën Rama dhe tha që e shndërroi në një debat kushtetues. A duhet që të kemi ne, të ketë SPAK-u këto kompetenca apo jo? A duhet të veprojë SPAK-u kështu apo jo? A duhet ndryshuar Kodi i Procedurës Penale apo jo? A do kemi një ndryshim në Kushtetutën… në Kushtetutën e Kushtetutës apo jo? A duhet të ketë të paraburgosur apo jo? Të gjitha këto janë iniciativa të Ramës, që po ja imponon parlamentit kundër gjyqësorit, kundër drejtësisë. Pra, sapo drejtësia filloi të bënte pak punë, Rama tregoi se deri tani e kishte kontrolluar vetë, dhe tani që s’e kontrollon vetë, do ta kontrollojë nëpërmjet ligjeve, duke e nxjerrë jashtë loje. Kështu që unë besoj që beteja do jetë shumë e gjatë dhe ne nuk e dimë kush do ta fitojë.
Unë mendoj se Rama do ta… do ta kalojë këtë gjë në parlament dhe ne do kemi një betejë më të madhe sesa kjo çështje, se kjo dosje, mes Ramës dhe SPAK-ut.
KOHA JONË SONDAZH

