Abuzimet me pushtetin/Spahiu: Rama do ta marrë me vete Veliajn, tani edhe ligjërisht
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë se kryeministri Edi Rama, do ta marrë me vete politikisht dhe ligërisht, kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Spahiut, janë të shumta abuzimet me pushtetin prej tij, urdhra arbitrarë në kurriz të taksapaguesve të Tiranës që një ditë do të përgjigjet.
Postimi i plotë
Duket qartë që Edi Rama do ta marrë me vehte Erion Velinë, jo vetëm politikisht por edhe ligjërisht. Janë të shumta marrëveshjet konçensionare, PPP-ra, tendera të fshehtë apo të hapur, që kulmojnë me atë më të rëndin, prishjen e Teatrit Kombëtar, që rëndojnë pozitat e Kryetarit të emëruar të Bashkisë së Tiranës.
Janë të shumta abuzimet me pushtetin prej tij, urdhra arbitrarë në kurriz të taksapaguesve të Tiranës që Erion Velija një ditë do të përgjigjet.
Duket aq i kapur sa që me protagonizmin e tij për pushtetin e KM-së ia kalon çdo ministri të Qeverisë (në fakt vendi ka kohë që nuk ka Qeverisje) si njeriu më aktiv në paligjshmëri në këtë fushatë.