Abuzimet me të mitur në shkollën e Fierit, Ministria: Të gjithë të dyshuarit janë shkarkuar apo ndjekur penalisht

Ministria e Arsimit bëri të ditur se të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë për abuzime ndaj nxënësve në rastin e një shkolle në Fier, të bërë publik në media gjatë ditëve të kaluara, janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht.

“Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë masa të tjera të menjëhershme si ndryshimin i pjesëtarëve kryesorë të stafit të institucionit arsimor, dhënien e ndihmës psiko-sociale, ndërsa ndjekim nga afër çdo zhvillim në lidhje me hetimet e organeve kompetente.

Parandalimi është kyç, prandaj rregullorja e re e arsimit parauniversitar parashikon dënimet më të larta për ata që nuk punojnë në të mirën e nxënësve, abuzojnë apo përdorin çfarëdo lloj forme të dhunës në shkollë. Masat janë marrë edhe pse jemi ende në gjendjen e dyshimeve dhe jo përfundimeve finale, që tregon seriozitetin me të cilin MASR dhe institucionet e varësisë marrin në raste të tilla”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditë më parë, në një emision televiziv investigativ, u sollën dëshmi të ndryshme nga një shkollë e mesme në Fier, ku nxënësit akuzonin një prej profesorëve abuzonte seksualisht me ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?