Abuzimet seksuale/ 5% e autorëve janë punonjës të administratës shtetërore

Në çdo qytet të Shqipërisë po marshohet për abuzimet seksuale me të mitur. Në vitin 2019 u regjistruan 28 raste të marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur, 10 raste më shumë se në vitin 2018. Po ashtu, edhe numri total i veprave penale që lidhen me krimet seksuale është rritur me 40 %, nga 110 raste në 2018-ën, në 155 raste në 2019-ën. 5% e të akuzuarve për këto krime kanë qenë punonjës të administratës shtetërore, si në rastin e fundit të Abaz Dogës, rojës së shkollës.

Sipas Mirgit Vataj, nga linja kombëtare e këshillimit për fëmijët ”ALO 116”, policia duhet të kryejë më shumë hetime pro-aktive në dhomat e chat-it online, ku dyshohet se “kamuflohen” pedofilë. Psikologia klinike, Almeida Xhaferi inkuadron si problem rolin inaktiv të psikologëve në shkolla dhe kërkon të futet në kurikula edukimi ligjor.

I të njëjtit mendim me të është edhe pedagogu dhe eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti i cili shikon të nevojshme edhe ngritjen e institucioneve të rehabilitimit për të miturit. Për sociologun Gëzim Tushe, këto raste të shthurjeve të turpshme tregojnë një lloj krize seksuale në shoqërinë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?