Abuzimet seksuale me fëmijët në Shqipëri/ CRCA: 23% e dhunuesve janë punonjës administrate

Sipas një raporti të ”CRCA Albania”, vitet e fundit janë shtuar abuzimet seksuale të të miturve dhe këmbanë alarmi është fakti se 23% e abuzuesve punojnë në administratë. Ndërsa 32% e tyre janë të rinj të moshave 14-24 vjeç. Është ky rezultati i raporti të hartuar nga CRCA në bashkëpunim me Barnahus Shqipëria, të cilët kanë studiuar në detaje 36 rastet të dhunës dhe shfrytëzimit seksual përgjatë viteve 2019-2020. Raporti vë në dukje se vajzat janë shumë herë më të ekspozuara sesa djemtë në aktet e dhunës seksuale.

SHKARKO APP