Abuzimi me pronat në Kepin e Rodonit, arrestohet edhe një i shpallur në kërkim
Në vijim të operacionit policor të koduar “Rodoni”, është ndaluar shtetasin, A.R., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth, Durrës.
Më herët gjatë operacionit u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë
Njoftimi i policisë:
Durrës
Vijon operacioni policor i koduar “RODONI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve
Kapet dhe ndalohet një prej personave të shpallur në kërkim gjatë operacionit.
Më herët gjatë operacionit u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë
Në vijim të operacionit policor të koduar Rodoni, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, kapën dhe ndaluan shtetasin: A.R., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth, Durrës.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.