Abuzimi në grup me të miturën në Lezhë, dalin detaje të reja: E ëma i gjeti një telefon që e mbante të fshehur…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në një fshat të Rrëshenit, ku një 15-vjeçare u shantazhua dhe abuzua seksualisht nga 5 persona.
Fillimisht vajza që është në klasën e 9-të dyshohet se ka pasur marrëdhënie me një prej 5 personave të arrestuar, dhe më pas të gjithë ata e kanë shantazhuar dhe detyruar atë që t’iu bindet, duke e kërcënuar me një video që kishin ndaj saj.
Gazetarja e Fax News në Lezhë Brixhilda Deda, e cila ka shkuar në fshatin ku jetonte e mitura raporton se familja e saj ndodhej në kushte shumë të vështira ekonomike.
Mësohet se mamaja i ka gjetur të miturës një telefon që nuk ishte blerë prej tyre, dhe në këtë moment kanë lindur dyshimet. Më pas, së bashku me familjarët e mitura ka bërë denoncim në komisariatin e Policisë së Lezhës, për 5 personat e dyshuar të cilët u arrestuan nga Policia.
Personat e arrestuar për ngjarjen janë: Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe A.Gj, shtetasi 17 vjeçar. Nuk dihet ende nëse ata janë të përfshirë të gjithë në akuzimin me të miturën, apo do të përballen me akuzën e shtantazhit dhe presionit që kanë bërë ndaj saj.
Në shkollën ku e mitura mësonte askush nuk pranon që të flasë, ndërsa shprehen se abuzimi nuk ka ndodhur në ambientet e institucionit, dhe në orët në vijim do të jetë drejtoria rajonale arsimore që do të japë një qëndrim për këtë ngjarje të rëndë.
Si e mitura ashtu dhe familja e saj ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike, dhe po marrin ndihmë psikologjike. /Faxweb.al