FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Abuzoi seksualisht me të miturën, ”arrest me burg” për rojen pedofil, Abaz Doku

Prokurori Armand Gurkuqi ka kërkuar arrest me burg për Abaz Dokun, i cili akuzohet të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur në zonën e Babrrusë. E njëjta masë kërkohet edhe për tre të rinjtë.

Masa do të zhvillohet pranë Gjykatës Penale të Tiranës. Policia dhe Prokuroria u vunë në lëvizje nga kallëzimi i familjareve të vajzës pasi në rrjetet sociale të rinjtë kanë publikuar pamje nga akti.

Kujtojmë këtu se 65-vjeçari Doku, i cili ka qenë roje në tre shkolla të ndryshme në zonën e Babrrusë dhe Paskuqanit, është arrestuar në akuzën e “dhunës seksuale me të mitur” dhe bashkë me të janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të Abaz Dokut, i cili ndodhej jashtë shtetit, çelësat e të cilës i mbante 65 vjeçari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se ai e ka dërguar vajzën atje duke abuzuar me të, ndërkohë që gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zonës.

65 vjeçari ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën e mitur, dhe ka deklaruar se e ka prekur atë vetëm në pjesët intime, me dëshirën e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?