Abuzuan me çmimet, procedohen penalisht tregtarët në Durrës

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 9 tregtarë, të cilët kanë abuzuar me çmimet, duke përfituar nga situata e krijuar nga koronavirusi.

Uniformat blu theksojnë se janë vënë në hetim 3 tregtarë që tregtonin mallra agroushqimore me shumicë dhe 6 tregtarë që tregtonin artikuj me pakicë.

Policia njofton se konkretisht u proceduan penalisht:

I. S., 45 vjeç, F. G., 35 vjeç, E. H.,42 vjeç, banues në Durrës, tregtarë në tregun agroushqimor në lagjen 14, Nishtulla, Durrës.

B. K., 33 vjeç, E. B., 48 vjeç, F. I., 54 vjeç, A. Ç., 37 vjeç, L. B., 61 vjeç dhe A. D., 25 vjeç, banues në Durrës, tregtarë të tregtimit të artikujve agroushqimor me pakicë.

Gjatë kontrollit të ushtruar rezultoi se këta tregtarë punonin pa kupon dhe fatura tatimore të sanksionuara me ligj.

Edhe më parë, në Durrës janë evidentuar dhe proceduar një numër i madh subjektesh tregtare që abuzonin me çmimet.

SHKARKO APP