Acar dhe ngrica, ja kur pritet të largohen temperaturat ekstreme

Nisur nga moti i acartë që ka mbërthyer vendin, meterologët thonë se temperaturat do të ngrihen pas ditës së mërkurë, por i ftohti do të rikthehet sërish në 2 shkurt.

“Ka një tërheqje të masës së ftohtë ditën e mërkurë. Zonat malore mbeten në vlera -4 ose -5 gradë që janë temperatura tipike për stinën. Do kemi një riaktivizim të të ftohtit polar në fillim të shkurtit në datë 2 shkurt”.

Ekspertët njoftuan se në valën e dytë të të ftohtit, temperaturat nuk do të zbresin në vlerat aktuale dhe maksimumi do të jetë deri në -10 gradë. Edhe shkurti pritet të jetë i ftohtë, duke nisur nga data 2, por sidoqoftë nuk priten të jenë temperaturat ekstreme që po përjeton vendi gjatë këtyre ditëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?