Acari bllokon Elbasanin, 3299 familje pa energji elektrike

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë prej tre ditësh kanë penalizuar një sërë qarqesh, ndërsa shumë shkolla raportohen të  mbyllura në zona e thella.

3299 familje në fshatrat malore të bashkive të Elbasanit, Librazhdit dhe Prrenjasi kanë mbetur pa energji elektrike. Lidhur me zhvillimin e mësimit në Qarkun e Elbasanit situata rezulton si vijon:

  1. Rrethi Elbasan nuk zhvillon mesim ne 5 shkolla nga 98 qe ka gjithsej. Nuk zhvillohet mesim ne shkollat “Ibrahim Bozhiqi” Qafe ,”Guri i Zi, Qerret, Shmil dhe Mollagjesh sepse eshte rruga e bllokuar. Ne keto shkolla zhvillojne mesim 400 nxenes gjithsej.

Ne te gjithe shkollat e tjera zhvillohet mesim me orar te plote.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Rrethi Gramsh nuk zhvillon mesim vetem ne shkollen “Tahir Sadiku “Lenie. Nuk zhvillohet mesim sepse rruga eshte e bllokuar. Te gjithe shkollat e tjera zhvillojne mesim normalisht.
  2. Rrethi i Peqinit zhvillon mesim ne te gjitha shkollat. Ne 3 shkolla( “Zihnim Magani”, Pajove e Gjocaj ) zhvillohet mesim me orar te reduktuar per shkak te mungeses se ngrohjes.
  3. Rrethi Librazhd me vendim te ZA edhe per diten e sotme nuk zhvillon mesim ne asnje shkolle.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?