Acari godet Kanadanë dhe verilindjen e SHBA-ve. Deri në minus 50 gradë shkon temperatura. Po vjen në Europë

Prej Nju Jorkut në Çikago janë rregjistruar temperatura nga minus 20 grade deri në minus 30 gradë Celsius. Edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, De Blasio u përpoq të japë shembullin e tij duke pastruar dëborën përpara shtëpisë së tij.Pasojat e këtij të ftohti po ndjehen nga 140 milionë amerikanë, gjysma e totalit të popullsisë të SHBA-së. Autoritetet paralajmëruan banorët të qëndrojnë brenda shtëpive, për sigurinë e tyre dhe për të krijuar mundësinë për pastrimin e rrugëve.

Shtetet i Ohajos, Dakotës se Jugut dhe Illinoit janë mes atyre që do të goditen. Shërbimi meteorologjik tha se “një ajër i ftohtë nga Arktiku do të mbërthejë të gjithë vendin, prej së shtunës deri të martën”.

Në Kanada, dhjetëra mijëra persona në ishullin e Newfoundland kanë mbetur pa energji elektrike pas zjarrit që përfshiu një transformator. Ne Kanada temperaturat shënuan -29 grade Celsius ne Toronto dhe -38 grade ne Kuebek, më të ulëtat e shënuara gjatë këtyre dy dekadave.

Metereologet thone se frika mbetet se ne Europe do te jete dimri me i ftohte ne histori.

SHKARKO APP