Acari në Bulqizë, bora izolon fshatrat
Situata e krijuar nga moti i keq në bashkinë Bulqizë ka bërë që reshjet e borës, të krijojnë trashësi që shkon nga 15 deri ne 40 centimetra, ndërsa në zona të thella malore ulja e temperaturave ka shkuar deri në -10 gradë. Një situatë e tillë ka bërë që fshatra në zona të thella, po shkojnë drejt izolimit.
Në këto fshatra ka patur edhe mungesa të nxënësve në vijimin e mësimit. Të gjitha rrugët që lidhin qendrat e njësive administrative me Bulqizën, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -9ºC deri në 01ºC, në zonat e ulëta nga -5ºC në 07ºC dhe në zonat bregdetare nga 00°C në 07ºC. Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi 6 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

