Açka: 140 mijë vota na munguan, faji i Berishës. PD nuk ka një reflektim për sulmet ndaj SPAK-ut

Deputetja Flutura Açka, e cila nuk fitoi në zgjedhjet e 11 Majit, ka ngritur akuza dhe autokritikë ndaj sjelljes së opozitës gjatë fushatës dhe në raport me institucionet e drejtësisë. ”Në fakt nuk ka një reflektim nga opozita në raport me SPAK-un. Edhe kjo më shqetëson. Kur e sheh që pëlqyeshmëria e shqiptarëve ndaj SPAK shkon në 75 përqind dhe në retorikën opozitare ne e sulmojmë, nuk ishte mendoj e duhura”,-u shpreh Açka.

Sipas saj, sulmet e vazhdueshme nga Sali Berisha ndaj SPAK ndikuan negativisht në perceptimin e publikut për opozitën. ‘‘Unë mendoj që një nga arsyet ishte dhe sulmi që Berisha i bënte SPAK, por që mos të lexosh mirë vullnetin e shqiptarëve në momentin që kërkon votat e tyre, mendoj që ka qenë e gabuar”,-tha në ”Report TV”.

Nga ana tjetër, Açka kritikoi përqendrimin e fushatës elektorale vetëm tek figura e Berishës, duke lënë në hije ekipin dhe alternativën politike të PD-së. ”Një tjetër problem i zgjedhjeve ishte përqendrimi i zgjedhjeve tek zoti Berisha. Do duket që ajo gjëja personale e tij, që nga shtatori i 2021 e sot. Iu mbart edhe partisë edhe fushata u përqendrua për të mbajtur figurën e tij në qendër, duke harruar që ne erdhëm në zgjedhje me një ekip”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke analizuar rezultatet e votimit, Açka u shpreh se opozita ka humbur mbi 140 mijë vota dhe kjo, sipas saj, është rezultat i vendimeve të gabuara dhe përpjekjes për të siguruar pozicione personale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?