Ademi: 7 persona personel mjekësor në Pukë të karantinuar, në Shkodër ka një numër të vogël të testimeve
Për kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi në këtë qytet po bëhesh një numër i vogël testimesh në lidhje me koronavirusin.
Në një lidhje me skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ajo tha se në spitalin e Pukës ndërkohë janë 7 persona personel mjekësor që janë karantinuar.
Ademi: Disa mjekë, staf mjekësor, 7 prej tyre në spitalin e Pukës janë karantinuar, ndërkohë kanë filluar të bëhen analizat edhe për një staf tjetër mjekësor edhe në Shkodër. Fatmirësisht, nga analizat e djeshme, stafi mjekësor në urgjencën e Shkodrës, rezultuan negativë.
Por nga ana tjetër shqetësimi është shumë i madh. Çdo staf mjekësor në çdo qendër shëndetësore nuk kanë mjetet e mjaftueshme.
Ka një numër shumë të vogël të testimeve në territorin e Shkodrës. E them këtë sepse mendoj se 30 veta për qarkun e Shkodrës janë. Janë 30 raste për të cilat janë bërë analiza.