Ademi apel shkodranëve: Kufizoni lëvizjet dhe respektoni udhëzimet kundër COVID 19

Pamjet shqetësuese të pasdites së sotme ku me dhjetëra qytetarë në grupe u dyndën në rrugët dhe sheshet e qytetit ka detyruar kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, t’u tërheqë vëmendjen dhe të kërkojë sensibilizimin e tyre për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Shëndeti dhe mirëqenia e të gjithëve është prioritet absolut dhe më e rëndësishme se gjithçka, thotë ajo.

Ademi u bën thirrje shkodranëve të kufizojnë levizjet dhe të respektojnë udhëzimet nga ekspertët për parandalimin e virusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Është shumë e vështirë që brenda pak ditëve, të ndryshojë totalisht jeta jonë, sjellja jonë, ritet më të zakonshme dhe shumë njerëzore. Sidomos është shumë e vështirë për ato familje që kanë punën e përditshme, jo gjithmonë të garantuar, të lidhur direkt me mbijetesën ekonomike ditë pas dite. COVID-19 është një e keqe që nuk e njohim dhe në vende shumë pranë nesh, po shkakton tragjedi.

Swiss Digital Mobile Reklama

E vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen, rrjedhimisht edhe pasojat që nuk i dëshiron askush, është të qendrojmë në shtëpitë tona. Nëse ne qendrojmë në shtëpi, dalja nga vetizolimi do bëhet më e shpejtë dhe gjithçka do të kthehet në normalitet brenda një kohe më të shkurtër.

-Dalja nga shtëpia, pa një arsye jetike dhe në oraret e caktuara, rrezikon jetën tuaj, të familjeve tuaja dhe komunitetit tonë. Mos harroni që me daljet favorizoni përhapjen e COVID19 dhe nuk po bëni asgjë tjetër veçse po e vështirësoni edhe më shumë  jetën e familjeve dhe personave më në nevojë të komunitetit e Shkodrës, po vështirësoni mbijetesën e tyre.

– Çdo ditë e tyre pa punë dhe pa asnjë të ardhur minimale, thellon problemet ekonomike të përditshmërisë së tyre të vështirë edhe pa peshën e COVID-9, shkatërron shëndetin e tyre, shëndetin e fëmijëve të tyre, familjet e tyre deri edhe jetën e tyre.

– Ky virus nuk është një grip i thjeshtë, është virus i rëndë që po merr jetën e njerëzve, pa dallime moshe. Nuk është vetëm kaq, vazhdon të jetë kanosje e tërë shoqërisë por dhe parandalohet thjeshtë: Me ndërmarrjën individuale të masave ekstreme të qëndrimit në shtëpi, që fillojnë nga vullneti i mirë i juaj.

– Ndaj, duke besuar në vullnetin e mirë tuaj dhe në dashurinë tuaj për veten, për familjen, për miqtë, dashamirët tuaj dhe shtëpinë tonë të përbashkët – Shkodrën, ju bëj thirrje t’i kufizoni levizjet tuaja dhe të respektoni udhëzimet nga ekspertët për parandalimin e virusit. E mira, e sotmja dhe e nesërmja e komunitetit tonë, është në duart tuaja dhe vetëm së bashku mund ta  kalojmë këtë situatë shumë të vështirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?