FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ademi i kthehet ashpër Ramës: Ka 6 ditë që nuk po testohen dot 3 familje në Shkodër

Shkodra është bërë “mollë sherri”. Në këtë qytet janë 44 të prekur dhe kryebashkiakja në detyrë, Voltana Ademi, është shprehur se situata në Shkodër është rënduar shumë javët e fundit dhe sipas saj duhet të kishte një kujdes për mundësitë e testimit të të gjithë atyre që nuk merrnin përgjigje nga urgjenca.

“Janë 3 familje që nuk po diagnostikohen prej 6 ditësh. Nuk ka pse të testohen dy sot e dy nesër. Janë verifikuar para 6 ditësh. I janë dashur 6 ditë autoriteteve për të diagnostikuar, kur janë vetëm dy familje vatrat. Bëhet fjalë për njerëz të afërt dhe nuk është kryer ende testimi i të gjithë familjarëve. Kjo më shqetëson shumë. Ka një numër të vogël testimesh edhe te këto familje që dihet që ka të prekur dhe kjo është tmerrësisht shqetësuese. Nuk e kuptoj se si nuk qenka e mundur që menjëherë të testohen të gjithë familjarët që kanë lidhje të ngushta me rastet. Nëse njerëzit nuk testohen, mendoj se shteti nuk e ka kryer detyrën dhe kjo është e pafalshme”,-tha për mediet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?