Ademi për fotot në bulevard: S’mund të qëndrojnë në një vend persekutorët dhe të persekutuarit
Gjatë një takimi për kujtesën e krimeve të komunizmit ku ishte e pranishme dhe eurodeputetja Inese Vaidere , kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, reagoi për fotot e dëshmorëve të vendosura në bulevard në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.
Ademi tha se e kaluara rrezikon të përsëritet kur lartësohen persekutorët.
Ajo nënvizoi se nuk mund të rrinë bashkë persekutorët dhe të persekutuarit.
Voltana Ademi: Fatkeqësisht në Tiranë në bulevardin kryesor të qytetit janë të varura shumica e atyre njerëzve që kanë persekutuar dhe kanë bërë edhe krime ndaj njerëzimit në sistemin komunist. Nuk mund të qëndrojnë në një vend edhe persekutorët dhe të persekutuarit. Kemi nevojë të themi të vërtetën, të vëmë pikat mbi “i”.