Ademi takon Vasak: Ambasada e Francës dhuron maska për Bashkinë Shkodër
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka bërë publik në rrjetet sociale takimin që ka zhvilluar gjatë ditës së sotme me ambasadoren e Francës në Shqipëri.
Ja postimi i plotë:
Kënaqësi të pres në Bashkinë e Shkodrës miken time dhe të Shqipërisë, Zonjën Christina Vasak, ambasadore e Francës në Tiranë.
E falënderova për interesim e treguar në vijimësi për Shkodrën por edhe në këto ditë të vështira. Zonjën Vasak e informova për situatën e pandemisë së COVID-19 në Shkodër, punën e bërë dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes por edhe për mbështetjen e familjeve dhe individëve më në nevojë në territorin e Shkodrës.
Ambasadorja Vasak dhuroi 1000 maska, në ndihmë të Bashkisë Shkodër, për shërbimet për ata që janë më të ekspozuar e në risk.