Ademi: Velipoja si një vend pas lufte, aksioni i IKMT-së tinëzar dhe keqdashës

Një aksion tinëzar dhe keqdashës e ka cilësuar kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi aksionin e IKMT në Velipojë për shembjen e strukturave të plazhit në vijën bregdetare.

Në një intervistë për Rtv Ora me skype nga Shkodra, Ademi thotë se IKMT ndërhyri pa asnjë paralajmërim dhe në të njëjtën ditë ku ajo ishte thirrur në Kavajë nga Ministrat Klosi dhe Lleshaj për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Voltana Ademi: Aksioni ka qenë i befasishëm, tinëzar e kam quajtur unë dhe sa më shumë kalojnë orët aq më shumë bindem për këtë. Kemi pasur disa takime me Ministrin Lleshi dhe IKMT dhe nëqoftëse do të ishte vendosur do të duhej të ishte thënë me zërin plot që ne po përgatitemi të ndërhyjmë pas një dite apo dy ditësh.Në ditën kur filloi ndërhyrja në Shkodër ne na kishin thirrur në Kavajë dy ministra, ai i Turizmit dhe Ministri i Brendshëm për gjoja mbarëvajtjen e sezonit turistik. Çfarë ironie. Në të njëjtën kohë fadromat kishin ardhur në Velipojë, lajmin e mora nga mediat.Ka pasur një interesim nga Ministria e Brendshme dhe IKMT, dy javët e kaluara nga informacionet që kam nga terreni kanë qenë në Velipojë, kanë bërë disa verifikime dhe vlerësime të vetat dhe nuk na kanë lajmëruar për këtë.

Ajo hedh poshtë pretendimet se ndërtimet kanë qenë të muajve të fundit, duke deklaruar se aty ka pasur struktura të ndërtuara edhe 10 vjet më parë.

Voltana Ademi: Kanë kërkuar informacion mbi historikun e ndërtimeve, Ministri tha se janë ndërtime të muajve të fundit. Në takimin që kemi pasur në Velipojë i kam konfirmuar që bëhet fjalë për struiktura të ndërtuara edhe para një viti, 2, 4, edhe 10. Mbase ishte rasti që në kuadër të aplikimeve në e-Albania të krijohet një mënyrë siç e kemi krijuar vjet në Shkodër,  që këto stacione plazhi bashkë me strukturat ndihmëse të ishin pjesë e kontratave të stacioneve të plazhit në pjesën e shërbimit meqenëse ka një VKM që lejon këtë mundësi.

Kryebashkiakja nuk di të thotë se pse ky aksion nisi nga Velipoja në nisjen e sezonit veror, por thekson se dëm është jashtëzanisht i madh dhe nuk e di sesi do të rikuperohet.

Gjithçka ka mbetur në Velipojë të sjell në mendje imazhet e një vendi pas lufte.

Ademi: Në këto ditë është shembur vetëm Velipoja. Për mua është keqdashëse dhe sesi do të riparohet ky dëm nuk e di. Asnjë nga ato biznese nuk është lajmëruar dhe ka pasur nga ata që u kanë zënë gjithçka brenda. Kjo nuk i shërben atyre që i duan të mirën vendit, duhet tu shërbejë atyre që janë kedashës sepse unë nuk arrij ta kuptoj shkatërrimnin e bërë atje dhe ngjan tamam si një vend pas lufte.

Janë 27 objekte të shembura nga IKMT, më së shumti biznese përgjatë plazhit në Velipojë.

 

SHKARKO APP