Adi Krasta: Turp të keni ambasadorë!
Nga Adi Krasta*
Për publikun shqiptar bëri jo pak përshtypje shprehja “Shame on you”, që shqipërohet ‘të të vijë turp’ e që u shkrua me shkrim dore në murin e hyrjes së shkallës, në ndërtesën ku jeton ambasadori i OSBE, Borchardt. Pse një grup të rinjsh i thanë ambasadorit: “turp të kesh”? (Transmetohet në video deklarata e ambasadorit për miliardat që qarkullojnë në Shqipëri nga kanabisi dhe përdoren për zgjedhjet)
Menjëherë pas kësaj deklarate të rëndësishme thënë publikisht dhe në kohën e duhur, ambasadori u detyrua t’a përgënjeshtrojë deklaratën e tij, gjithashtu publikisht duke i dhënë një leje indirekte blerjes së votave, dhe marrëdhënies të pandëshkuar me njerëz të dyshimtë nga ana e qeverisjes së Shqipërisë.
Kthesa që ambasadori Borchardt bëri, ishte në fakt e turpshme. Tërheqja e tij me bisht nder shalë dhe burracakëria për të luftuar për logjiken e thjeshtë dhe interesat e popullit, dhe jo të pushtetit meritonte një përgjigje gjithëaq publike. Turp, po ashtu duhet të kishte ambasadori më i dobët i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu. Njëanshmëria dhe lojërat e tij me shqipen e çalë bënë që statusquoja e kërkuar prej tij dhe zonjës Vllahutin të rezultonin me një qeverisje të devijuar.
Kush hulumton shqipen do të duhej të kuptonte se ‘të kesh turp’ i thuhet një njeriu pasi ka kryer një gjest të shëmtuar dhe nuk tregon asnjë shenjë pendimi ose analizë.
Ju informojmë se lista e të turpëruarve në vendin tonë mbetet ende e gjatë.
*Monologu i Adi Krastës në emisionin “A-Show”, në “News 24”
KOHA JONË SONDAZH

