Adi Qose, zgjedhja e PS për deputet në Elbasan

Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste i kanë besuar Adi Qoses kandidimin për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Me një përvojë të gjatë në administratë dhe poste drejtuese, ai e konsideron këtë përgjegjësi si një mundësi për t’i shërbyer edhe më shumë qytetarëve të Elbasanit.
Prej nëntorit 2023, Qose drejton Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ku është vlerësuar për korrektësinë në zbatimin e ligjit dhe përkushtimin në shërbimin ndaj qytetarëve. Karriera e tij ka nisur në Ministrinë e Infrastrukturës, ku ka mbajtur disa pozicione drejtuese, përfshirë atë të Shefit të Grupit në Task Forcën e Transportit Rrugor dhe më pas Drejtor Kontrolli.
Në vitin 2020, Qose u emërua Shef Kabineti dhe më pas Nënkryetar i Bashkisë së Elbasanit, ku së bashku me Kryetarin Gledian Llatja u angazhua në sfidat më të vështira të pushtetit vendor, përfshirë menaxhimin e pandemisë. Ai ka drejtuar edhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Elbasan.
Adi Qose ka përfunduar studimet për Administrim Biznesi dhe ka një angazhim të hershëm në Forumin Rinor të Partisë Socialiste dhe organizata vullnetare, duke promovuar përfshirjen e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje.