Administrata jo në punë me makinë, kush e shkel nuk merr rrogën për 3 muaj

Urdhri i ri i kryeministrit Edi Rama nisur nga nesër do të prekë edhe administratën qendrore dhe lokale. Të gjithë punonjësit nuk do të lejohen që të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë me përjashtim të dy kategorive, punonjësit e ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Mbrojtjes apo të prefektura e bashkive. Si do të lejohet që të lëvizin këtu dy kategori? Titullarët e institucioneve të varësisë, duhet të çojnë sot tek ministri apo kryetari i bashkisë, listën e arsyetuar të punonjësve që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë. Në rast shkelje të këtyre masave, Edi Rama thekson se së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në aktin normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna.

SHKARKO APP