Administrativja kundër Bashkisë, s’i ndryshon gjykatësit për 17-katëshin

Gjykata Administrative e Apelit  vendosi të rrëzojë kërkesën e Bashkisë së Tiranës për ndryshimin e trupës gjyqësore që po gjykon çështjen e pallatit tek diga e liqenit.

Kujtojmë se Bashkia kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve Arjan Qafa, Enkelejda Softa, Alkelina Gazidede, duke argumetuar se ata kanë lidhje familjare me aksionerët që po ndërtonin pallatet tek diga.

Vendimi për të ndryshuar trupën gjyqësore është shtyrë 2 herë. Ndërkohë në datën 19 maj do të shqyrtohet çështja në themel për kërkesën që ka bërë IKMT dhe bashkia për shfuqizimin e lejes së ndërtimit të pallatit 17-katësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?