Admir Kadeli: Tenderi me objekt “KOLLARJA MAVI, Loti 3”
Nga Admir Kadeli
Në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit shpërtheu një mega skandal! Një kompani që krijohet në qendrat e internetit në një kompjuter me 100 leke orën,ku me ndihmën e programeve të shkarkuara falas ose te hakuara,ti mund të printosh letra që e bëjnë kompaninë tënde modelin kompanive botërore! Me ato letra “te kushtueshme” dhe me kollaren fatsjellëse ngjyrë Mavi, mund të paraqitesh pranë sporteleve te shtetit te “rinovuara” dhe me “stafet e kualifikuara”,që ta regjistrosh biznesin tënd duke ju treguar edhe historinë e suksesit te arritjes tënde deri në këtë pike(histori kermilli).
Me shpejtësinë e stafit të rilindur tashmë,bëhet regjistrimi i biznesit me sukses sepse diku në ato letrat e djersës të printuara tek kryqëzimi i inxhinierisë,duhet të ketë patjetër ndonjë “foto” me Edi Ramen ku shikohet qartë që ju e “falënderoni” për Rilindjen vendit dhe rikthimin e meritokracisë për të bere biznes! Pa e hequr akoma kollaren nga qafa,fati i kollares të buzëqesh me shumë,zhvillohet një tender për te nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e tyre 30-vjeçare,për ti nxjerre ne një rrugë që duhet prishur për tu bere! Ti patjetër merr pjese sepse e meriton! Në tenderin me objekt Kollarja Mavi, fituesi i 1/3,me vlere 18 milion Euro,plot 18 milion eurooo (18.000.000 €),është ai bosi qe tani i duhet me patjetër ta bëjë tatuazh kollaren fatsjellëse Mavi! Nuk kam çte them me shumë vetëm: Tatuazh te mbare i dashur “koleg” biznesmen! Punë të mbarë ne shitjen e kollareve fatsjellëse me vlerë marramendëse i dashur drejtues i vendit tim! Arta Marku të fala policisë,kujdes aman se mos ndoshta nuk i deklarojnë të gjitha kapsollat që po mbledhin se i pret burgu direkt! Kjo është Shqipëria e fundit e 2018!
KOHA JONË SONDAZH

